Ndërlidhjet

BEOGRAD


Disa nga udhëheqësit e serbëve të Kosovës, kanë reaguar negativisht kundrejt apelit të presidentit jugosllav, Vojisllav Koshtunica, drejtuar pakicës serbe në Kosovë, për pjesëmarrje në zgjedhjet e përgjithshme të 17 nëntorit. Misioni i OSBE-së dhe ai i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, e përshëndetën komentin e sotëm të Koshtunicës.
Drejtues të Këshillit Nacional Serb në veri të qytetit të Mitrovicës, e kritikuan ftesën e presidentit jugosllav duke e quajtur atë të papranueshme për serbët e Kosovës, të cilët thonë ata, jetojnë në kushte të vështira dhe mungesë sigurie.
XS
SM
MD
LG