Ndërlidhjet

KABUL


Aviacioni i Shteteve të Bashkuara raportohet të ketë ndërmarrë bombardimet më të rënda të deritashme kundër pozicioneve të talibanëve në frontin në veri-lindje të Afganistanit afër kufirit me Taxhikistanin.
Forcat opozitare të udhëhequra nga tre komandantë thanë se kanë filluar një sulm të madh në jug të qytetit Mazar-i- Sharif, pas bombardimeve të sotme, por kanë pranuar se talibanët në orët e mëngjezit rimorën një pjesë të distriktit kyç verior –70 kilometra në jug të Mazar-i Sharifit, pas 12 orë luftimesh.
Ndërkaq lideri i një partie ekstremiste myslimane në Pakistan ka thënë se një grup prej 1.200 burrash nën armë të ketë kaluar sot në Afganistan që t’u ndihmojë talibanëve.
XS
SM
MD
LG