Ndërlidhjet

JERUSALEM


Ministri izraelit i Mbrojtjes, Binyamin Ben Eliezer ka deklaruar pas mbledhjes së kabinetit se trupat izraelite do të tërhiqen sonte nga Kalkila, një nga pesë qytetet palestineze të Bregut Perëndimor, që i riokupoi muajin e kaluar, pasi operacioni atje ishte treguar “efektiv” kundër radikalëve palestinezë.
Ben Eliezer ka thënë gjithashtu se favorizon edhe tërheqjen nga Nablusi, Ramalahu, Tulkaremi dhe Jenini, por nuk ka caktuar ndonjë datë.
Ndërkaq, në orët e mëngjezit armata izraelite ka shkatërruar tre fabrika palestineze në Brezin e Gazës nën dyshimin se prodhojnë granata që shkrepen kundër Izraelit.
XS
SM
MD
LG