Ndërlidhjet

"FORCAT E DOMOSDOSHME"


WASHINGTON POST



Numri i trupave tokësore të Shteteve të Bashkuara në Afganistan është duke u shtuar.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, ka thënë se shpreson që së shpejti të shtoj për tre deri katër herë numrin e trupave speciale të vendosura në Afganistan që do të bashkëpunonin me forcat e Aleances Veriore.
Ai ka shtuar se pikërisht në sajë të forcave speciale amerikane, goditjet ajrore kundër pozicioneve të talibanëve dukshëm janë shtuar në intensitet dhe efektivitet.
Pavarrësisht nga kjo rrethanë, deri më tash nuk ka shenja të dobësimit të pozicioneve të talibanëve në Kabul dhe qytetet tjera të mëdha. Rrjedhimisht, disa vëzhgues ushtarak në rajon dhe në Uashington kanë filluar të thonë se do të duhet një forcë shumë më e madhe për të mposhtur rrezistencën.
Vetëm Aleanca Veriore dhe komandosët perendimor nuk do të mjaftojnë, por duhet vendosur numër më i madh i forcave konvencionale tokësore” kanë thënë analistët ushtarak.
Ndonëse është heret të nxirret qfardo konkludimi, nuk është shumë heret për administratën e presidentit Bush të filloj përgatitjet për vendosje më të gjërë të trupave tokësore në Afganistan. Konfliktet e mëparshme kanë dëshmuar se mobilizimi dhe bartja e forcave të armatosura amerikane në zonat e luftës mund të marrë disa muaj, madje edhe në rrethanat ideale. Ndërkaq, Afganistani është larg ideales – në afërsi nuk ka baza të përhershme amerikane, ndërsa Pakistani dhe Uzbekistani fqinjë, që po ndihmojnë fushatën, megjithate, nuk janë të gatshëm të shërbejnë si stacion tranzitor për numër më të madh të forcave amerikane.
Nga ana tjetër zyrtarët e administratës amerikane kanë të drejt kur thonë se lufta sa ka filluar dhe se duhet durim. Në rrethanat e Afganistanit ka arsye të besohet që strategjia e mbështetjes së forcave tokësore të Aleancës Veriore dhe goditjeve ajrore do të mjaftoi për të dëbuar talibanët nga - së paku gjysma veriore e vendit dhe Kabuli. Ky do të ishte varianti më i volitshëm, sepse do të evitonte rrezikun e viktimave amerikane, por edhe rrezikun e luftës guerile në të cilën (vite më parë) u zunë trupat sovjetike.
Sidoqoftë, për të fituar luftën, udhëheqja Talibane dhe ajo e “Al Kaedës”, duhet të asgjësohen, forcat e tyre duhet të shpërndahen, ndërsa në vend të tyre në Kabul duhet të inaugurohet një administratë që do të pengonte terroristët të veprojnë nga ky vend.
“Realizimi i këyre qëllimeve kërkon kohë të konsiderueshme. Administrata e presidentit Bush duhet të filloj të veproj menjëherë për të siguruar se do të aktivizojë forca që do të jenë të nevojshme për të siguruar fitoren.

XS
SM
MD
LG