Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Liderë politikë të serbëve të Kosovës takohen nesër në Graçanicë që të diskutojnë pjesëmarrjen e tyre të mundshme në zgjedhjet e përgjithshme të 17 nëntorit, por Momçillo Trajkoviq, mikpritës i tubimit, citohet të ketë thënë se mbledhjen e sheh si fillim të një “fushate anti-elektorale”.
Presidenti jugosllav Vojisllav Koshtunica tha dje se serbët e Kosovës duhet të marrin pjesë në zgjedhje, por sidoqoftë ka tërhequr njëherit vëmendjen se akoma ka çështje shumë të rëndësishme që të dakordohen me UNMIK-un dhe ka paralajmëruar nënshkrimin e afërt të një Marrëveshje që e ka quajtur me rëndësi “tepër të madhe”.
XS
SM
MD
LG