Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryetari i Partisë Për Aksion Demokratik të Kosovës, Numan Baliq ka shfaqur pakënaqësinë që bashkësia ndërkombëtare, kohëve të fundit, favorizon bashkësinë serbe të Kosovës duke i dhënë asaj, siç ka vlerësuar, privilegje që ndoshta nuk i ka as shumica apsolute shqiptare.
Baliq u ka deklaruar agjencive të lajmeve të Kosovës se presidenti jugosllav, Vojisllav Koshtunica nuk ka mandat të flasë në emër të boshnjakëve të Kosovës, se ata nuk janë të izoluar dhe ka kush të mbajë përgjegjësinë dhe të merret me problemet e tyre.
Koshtunica kishte ftuar serbët e Kosovës që të dalin në votime si edhe të gjitha bashkësitë tjera joshqiptare, për të cilat ka thënë se ndodhen të izoluara.
XS
SM
MD
LG