Ndërlidhjet

logo-print

LIKOVË


Dy palët janë fort të kënaqura me misionin paqësor të NATO-s në Maqedoni të udhëhequr nga Gjermania, kurse oficeri Norbert Mau ka thënë në Likovë se kontaktet e mira me autoritetet dhe popullatën vendore kanë rëndësi thelbësore.
Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë, Marjan Gjurovski ka lavdëruar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të ofruar nga NATO, kurse bujku Ali Aliriza nga Likova ka thënë se shqiptarët i janë shumë mirënjohës NATO-s dhe i besojnë.
“Shpesh përpiqemi ta theksojmë rëndësinë e përfaqësuesve të BE-së dhe OSBE-së këtu, por ata e dijnë NATO-n, të cilit i dorëzuan armatimin dhe ata presin mbrojtje nga ne”, ka thënë oficeri Norbert Mau në një bisedë me korrespondentin e agjencisë Asoshieted Pres.
XS
SM
MD
LG