Ndërlidhjet

NJU DELHI


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld sërish ka theksuar sot se lufta globale kundër terrorizmit do të jetë e gjatë, por jo edhe e pafund dhe do të ndiqen rrjetet terroriste kudo që do të gjenden.
Ramsfeld ka folur në konferencë të përbashkët për shtypin me ministrin e mbrojtjes së Indisë, George Fernandes, pasi përfunduan bisedimet mbi rrezikun global nga terrorizmi.
Gjatë këtij turneu, Rumsfeld vizitoi edhe Rusinë, Taxhikistanin, Uzbekistanin dhe Pakistanin.
XS
SM
MD
LG