Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Liderë politikë të serbëve të Kosovës nga takimi në Graçanicë u kanë bërë thirrje serbëve që t’i bojkotojnë zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës që mbahen në 17 nëntor. Në deklaratë thuhet se marrëveshja midis UNMIK- ut dhe Beogradit, fatkeqësisht, është e papranueshme për serbët e Kosovës, sepse ajo nuk garanton kushte minimale për pjesëmarrje në votime dhe statusin final të Kosovës. Në mbledhje kanë qenë lideri i Lëvizjes serbe të Rezistencës Demokratike, Momçillo Trajkoviq dhe Marko Jakshiq, zëvendës kryetar i Partisë Demokratike serbe të Vojisllav Koshtunicës dhe liderë të tjerë serbë nga veriu i Kosovës.
XS
SM
MD
LG