Ndërlidhjet

UASHINGTON


Departmenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara thotë se milicia talibane në pushtet në Afgansistan ka humbur një numër substancial të trupave gjatë ditëve të fundit në saje të fushatës së bombardimeve të aviacionit amerikan. Zëdhënësi i Pentagonit, admirali John Stufflebeen ka thënë se një nga shenjat e dobësimit të talibanëve është ajo se mbrojtja e tyre ajrore nuk është duke i paraqitur sprova serioze avionëve ushtarakë amerikanë të cilët bombardojnë caqe ushtarake dhe vendstrehime të terroristëve të dyshuar. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara kanë caktuar diplomatin James Dobbins që të shërbejë si i deleguar special tek grupet opozitare afgane.
XS
SM
MD
LG