Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Zëdhënësi i talibanëve, Amir Khan Muttaqi ka thënë se forcat talibane kanë zbrapsur një ofenzivë të gjërë të forcave opozitare afër qytetit Mazar-i-Sharif në veri të Afgansitanit, por raporti nuk mund të konfirmohet nga burime të pavarura.
Ai ka thënë se gjatë bombardimeve të fundit të aviacionit amerikan janë vrarë 36 civilë në Kabul, Herat dhe afër Kandaharit dhe Mazar-i-Sharifit, por raporti gjithashtu nuk mund të konfirmohet paanësisht.
XS
SM
MD
LG