Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush deklaroi sot se rrjeti Al-Kaida i Osama bin Ladenit po përpiqet të eksportojë terrorin në gjithë botën. Në një fjalim përmes lidhjes satelitore drejtuar konferencës së liderëve të Europës Qendrore dhe Lindore në Varshavë, George Bush tha se Al-Kaida operon në mëse 60 vende, përfshirë disa shtete të Europës Qendrore dhe Lindore. Presidenti amerikan tha më tej se këto grupe po kërkojnë të posedojnë armatime kimike, biologjike dhe bërthamore, mjete këto që, sic u shpreh ai, “mund të përbëjnë kërcënim per cdo komb e ndoshta edhe për vetë civilizimin”.
XS
SM
MD
LG