Ndërlidhjet

VARSHAVË


Kryetarë shtetesh dhe zyrtarë të nivelit të lartë të 17 vendeve të Europës Lindore dhe Qendrore, vlerësuan gjatë një konference të sotme në Varshavë, se rritja e sigurisë rajonale mund të kontribuojë në fushatën kundër terrorizmit, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Ndër masat e cituara janë: luftimi i pastrimit të parave dhe trafikut të drogës,- të cilat përbëjnë burime financiare për terroristët, - si dhe forcimi i kontrollit kufitar dhe përmirësimi i bashkëveprimit të shërbimeve të zbulimit.
XS
SM
MD
LG