Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINE


Liderët politikë shqiptarë të Kosovës kanë kritikuar marrëveshjen e nënshkruar në Beograd mes shefit të UNMIK-ut dhe autoriteteve serbe, lidhur me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës, në zgjedhjet e përgjithshme të 17 nëntorit. Kjo është reflektuar edhe në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përkohshëm Administrativ të Kosovës, në të cilën nuk u paraqit Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa u largua prej takimit, menjëherë pas denoncimit të marrëveshjes Hashim Thaçi, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, e më pas u tërhoq edhe përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
XS
SM
MD
LG