Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush njoftoi se Shtetet e Bashkuara kanë mbyllur zyrat e dy rrjeteve finansiare mbështetëse të terrorizmit, me lidhje me Osama bin Ladenin- në katër shtete federale amerikane, që kishin emrat “Al Taqua” dhe “Al Barakat”.
Presidenti George Bush tha se Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara dhe Rusisë, sikurse edhe vendet tjera duke përfshirë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe ,i janë bashkuar Shteteve të Bashkuara në blokimin e aseteve dhe në koordinimin e aksioneve të shërbimeve për mbrojtjen e ligjit.
George Bush ka thënë se vendet që nuk do të bashkëpunojnë në goditjen finansiare të bin Ladenit do të shihen si ndihmëtare të terrorizmit ndërkombëtar dhe eventualisht do të ballafaqoheshin me pasoja.
XS
SM
MD
LG