Ndërlidhjet

UASHINGTON


Byroja Federale e Hetimeve e Shteteve të Bashkuara thotë se hetimet kanë rezultuar se kërcënimi i raportuar terrorist ndaj urave më të mëdha në Kaliforni dhe shtetet tjera në perëndim të amerikës nuk ka qenë për ta besuar.
Në 31 tetor,FBI-aja alarmoi ato shtete federale se kishte marrë informata të pakonfirmuara që sugjeronin se uarat mund të sulmoheshin nga terroristë e si pasoj u ndërmorën masa të mëdha sigurie.
Ndërkaq, Drejtorini siguris vendore të Shteteve të Bashkuara,Tom Ridge thotë se hetuesit akoma nuk kanë qenë në gjendje që të përcaktojnë nëse antraksi vdekjeprurës është punë e krimineleve të vendit apo terroristëve tej-oqeanikë, por ka shfaqur shpresën që sulmet me antraks të kenë pushuar përkohësisht.
XS
SM
MD
LG