Ndërlidhjet

TASHKENT/ DUSHANBE


Ndihmës sekretari amerikan i shtetit,Lynn Pasoe ,në kuadrin e turneut vendeve të Azisë Qendrore dhe rajonit të Kaukazit,arriti në Uzbekistan që të diskutojë lidhur me sulmet ajrore në Afganistanin fqinjë.
Përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara për Afganistanin,Francesc Vendrell ndodhet në Taxhikistan që të diskutojë me zyrtarët e atjeshëm dhe përfaqësues të Aleancës Veriore situataën në Afganistan dhe përbërjen e qeverisë afgane,pas-talibane.

PARIS.
Presidenti i Pakistanit, gjenerali Pervez Musharaf ka deklaruar në Paris se qeveria e tij nuk është e kërcënuar nga protestat e zëshme kundër mbështetjes që i jep sulmeve të Shteteve të Bashkuara në Afgansitan .Musharaf ka thënë se Pakistani është vend shum i moderuar islamik,kurse ekstremistët janë të pakët në numër.
Pas vizitave në Iran dhe Turqi ,presidenti i Pakistanit arriti në Francë dhe së andejmi do të qëndrojë në Britani ,para se të udhëtojë në Nju Jork.
XS
SM
MD
LG