Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, lordi George Robertson, ka vlerësuar se zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, janë rast unik për të skicuar të ardhmen e Kosovës dhe i inkurajoi të gjitha komunitetet etnike, e në vecanti atë serb, që të marrin pjesë në to. Gjatë qëndrimit të sotëm në Prishtinë, lordi Robertson tha se populli i Kosovës meriton një të ardhme më të mirë se e kaluara e tij historike dhe u rekomandoi institucioneve që do dalin prej zgjedhjeve, të fokusohen në zhvillimin e ekonomisë, e cila sic u shpreh ai, “ka vuajtur nga një dekadë luftrash dhe represioni”.
XS
SM
MD
LG