Ndërlidhjet

UASHINGTON


Komandanti i forcave amerikane për operacionet në Afganistan, gjenerali Tomi Frenks, refuzoi të parashikojë një afat për përfundimin e fushatës në atë vend aziatik. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me sekretarin e mbrojtes, Donald Ramsfelld, gjenerali Frenks tha se Pentagoni do t’i zgjasë veprimet e armatosura, aq kohë sa këto të jenë të nevojshme. Sidoqoftë, Frenks deklaroi se Shtetet e Bashkuara po i mbajnë të gjitha opsionet ushtarake të hapura.
XS
SM
MD
LG