Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Aviacioni i Shteteve të Bashkuara ka bombarduar gjatë natës dhe sot paradite qytete kyce të Afganistanit, ndërsa opozita anti-talibane raporton përparime të rëndësishme,- afro 10 kilometra,- në drejtim të qytetit strategjik Mazar-i-Sharif. Aeroplanët amerikanë kanë qëlluar vijat e para të frontit taliban në veri të kryeqytetit Kabul, instalime të tyre në qytetin jugor Kandahar si dhe kanë goditur trupat talibane të përqëndruara në rrethinat e Mazar-i-Sharifit. Talibënt i kanë konfirmuar luftimet por deklarojnë se kanë zbrapsur disa përpjekje të Aleancës Veriore për të thyer vijat e para të frontit të tyre.
XS
SM
MD
LG