Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, ka përcaktuar “kapjen e gjykimin e kryesve të sulmeve terroriste të 11 shtatorit, si dhe forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes kundër akteve eventuale të kësaj natyre në të ardhmen”, si sfidën më të madhe kombëtare të Amerikës. Në një fjalim të mbajtur në qytetin Atllanta të shtetit Xhorxhia, në të cilin gjendet Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, po zhvillojnë luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar, një betejë kjo që, sic u shpreh ai, “ka për qëllim mbrojtjen e vetë civilizimit”.
XS
SM
MD
LG