Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur vendimin e Pakistanit për mbylljen e konsullatës talibane në qytetin Karaci, por thonë se sidoqoftë, është e nevojshme që të mbahet hapur ambasada në kryeqytetin Islamabad. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ricard Baucër, tha se ambasada ofronte një kanal komunikimi me talibanët për cështjen e shtetasve amerikanë dhe të tjerë të huajve që mbahen në Afganistan. Pakistani është i vetmi vend që ruan marrëdhëniet diplomatike me regjimin Taliban.
XS
SM
MD
LG