Ndërlidhjet

NJU JORK


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe burrështetas të tjerë botërorë, apeluan sot për një model të ri marrëdhëniesh ndërkombëtare, të tilla që të bazohen mbi dialogun dhe respektin për diversitetin. Kofi Anan, tha në një sesion special të Asamblesë së Përgjitshshme të Kombeve të Bashkuara, se nisma e propozuar nga presidenti iranian, Mohamed Katami dhe e njohur si “dialogu mes civilizimeve”, është rrugë efektive për t’iu përgjigjur urrejtjes dhe fanatizmit që kanë prodhuar dhunë. Duke dënuar sulmet terroriste të 11 shtatorit, vetë Khatami deklaroi se aktet terroriste janë arsye e mjaftueshme që bota të diskutojë faktorët që qëndrojnë pas tyre.
XS
SM
MD
LG