Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se do të aplikojë kritere më të rrepta në regjimin e vizave, kryesisht për banorë të vendeve myslimane. Sekretari Pauell tha se masat do të jenë të përkohshme. Kolin Pauell sqaroi se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të jenë të sigurta se personat të cilët hyjnë në territorin amerikan nuk do ta dëmtojnë vendin. Zyrtarë në Uashington thonë se meshkujve të 25 vendeve myslimane do t’u duhet të plotësojnë një pyetësor të hollësishëm dhe të presin 20 ditë për marrjen e vizës.
XS
SM
MD
LG