Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kryeministri i Indisë, Atal Vaxhpaji, e ka siguruar presidentin e Shteteve të Bashkuara, George Bush, për mbështetjen e plotë të Nju Delhit në përpjekjet amerikane kundër terrorizmit. Presidenti Bush tha se do të vizitojë sa më shpejt që të jetë e mundur Indinë, pasi iu paraqit sot ftesa për të udhëtuar në këtë vend. Uashingtoni ka shprehur në vazhdimësi shqetësimin rreth tensioneve mbi Kashmirin, në vazhdë të aktiviteteve të gjallëruara ushtarake të muajve të fundit, mes dy rivalëve bërthamorë, Indisë dhe Pakistanit.
XS
SM
MD
LG