Ndërlidhjet

KAIRO


Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak thotë se veprimet izraelite blokojnë procesin paqësor në Lindje të Afërt.
Duke folur para parlamentit, Mubarak riafirmoi zotimet e tij ndaj angazhimeve për paqë midis izraelitëve dhe palestinezëve, por ka fajësuar Izraelin për ngecjen e procesit dhe ka thënë se palestinezët do të vazhdojnë kryengritjen kundër okupimit izraelit.
Presidenti egjiptian ka deklaruar mbështetjen e tij të pandërprerë për sulmet ushtarake amerikane në Afganistan, por ka thënë se një strategji afatgjate kundër terrorizmit kërkon një zgjidhje për konfliktin arabo-izraelit.
XS
SM
MD
LG