Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Zyrtarët nga 189 vende vazhduan ditën e dytë të debatit në Asmblenë vjetore të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, që po kalon në shenjë të komenteve lidhur me fushatën kundër terrorizmit- të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
Presidenti i Kroacisë,Stipe Mesiq, ka thënë në debat se rruga e vetme për ta fituar luftën kundër terrorizmit është ndryshimi komplet i botës, siç e ka formuluar ai, që të çrrënjosen kushtet që e bëjnë njeriun terrorist.
Siç ka vlerësuar Mesiq, konflikti i tashëm nuk është luftë midis civilizimeve, kulturore apo religjioze,por përplasje midis botës së civilizuar dhe asaj të pacivilizuar. Që t’i jepet fund këtij konflikti, ka thënë Mesiq, vendet e pasura duhet të ndihmojnë që ti jepet fund urisë, varfërisë, prapambetjes dhe padrejtësisë që dominon në vendet e varfëra.
Presidenti kroat ka mbështetur luftën kundër terrorizmit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG