Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithëshëm i OKB-së, Kofi Annan, u ka bërë apel vendeve anëtare që të ndalojnë përgjithmonë të gjitha provat bërthamore me qëllim që të ndihmojnë që ato armë të mos bien në duar të terroristëve. Kofi Annan ka thënë në Konferencën lidhur me Marrëveshjen për Ndalimin e Gjithanshëm të provave nga viti 1996 se sulmet terroriste të 11 shtatorit ndaj Shteteve të Bashkuara e bën të qartë se nuk mund të lejohet më zgjerimi i mëtejshëm i armëve bërthamore. Anan ka thënë se bota duhet të bëjë çdo gjë për të zvogëluar rrezikun që armët e këtilla të mbarojnë në duart e terroristëve.
XS
SM
MD
LG