Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara i kanë cilësuar të pabesueshme pretendimet e Osama Bin Ldenit se ai ka armë bërthamore dhe mund ti përdorte ato. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, ka thënë se është e pabesueshme që bin Laden të ketë kapacitete bërthamore, por se armët kimike mund të jenë të mundëshme. Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë, Condoleezza Rice, ka thënë se nuk ka prova të besueshme që bin Laden të ketë armë bërthamore por Shtetet e Bashkuara janë duke punuar që ta bëjnë të sigurtë që ai të mos fus në dorë armë për zhdukje në masë. Ndërkaq, ministri britanik i Mbrojtjes, Geoff Hoon tha më parë se ka prova që terroristi i dyshuar Osama bin Laden ka futur në dorë sasi materiali bërthamor, por nuk ka bombë atomike.
XS
SM
MD
LG