Ndërlidhjet

XHABUL SARAJ/ AFGANISTAN


Zyrtarët e opozitës afganase, anti-talibane, thonë se ata kanë marrë kontrollin mbi disa qytete të Afganistanit, përfshirë edhe qytetin Talokan dhe mund të avancojnë drejt Kabulit, por të gjitha pretendimet e tyre nuk mund të verifikohen paanësisht. Forcat e Aleancës Veriore morën të premten qytetin Mazar-i-Sharif, ndërkaq sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha sot se atje akoma zhvillohen luftime. Ndërkohë, Abdul Henan Hemet, shef i agjencisë talibane të lajmeve, Baktarit, thotë se forcat talibane akoma kontrollojnë Talokanin. Talibanët kanë thënë gjithashtu se forcat e tyre kishin bërë tërheqje strategjike nga Mazari Sharifi.
XS
SM
MD
LG