Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara mbesin shumë të angazhuara në përpjekjet për arritjen e paqës në Lindje të Afërt dhe që ti afrojnë dy palët në vizionin e ardhmërisë, ka thënë Condoleezza Rice, këshilltare e preidsentit amerikan për çështjet e sigurisë kombëtare.
Ky vizion për ardhmërinë qartas përfshin një shtet palestinez që mund të jetojë në paqë me Izraelin fqinj dhe një Izrael që do të ishte i sigurtë rreth kufijve të tij, ka thënë Rice.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, theksoi dje në Asamblenë e përgjithëshme të OKB-së angazhimet e tij për paqë të drejtë në Lindje të Afërt, përfshirë këtu edhe një shtet palestinez.
Jaser Arafat tha në Kombet e Bashkuara se populli i tij akoma është duke pritur zgjidhje të drejtë të kërkesës së vet për shtet sovran.
XS
SM
MD
LG