Ndërlidhjet

SHKUP


Policia maqedonase njofton se ka arrestuar shtatë shqiptarë në fshatin Neproshten të Tetovës, të armatosur siç thuhet, në mesin e të cilëve edhe dy komandantë të UÇK-së zyrtarisht të demobilizuar.
Sipas komunikatës së policisë, arrestimi ka qenë në lidhje me një sulm të mëherëshëm ndaj një stacioni policor në Tetovë kur ishte vrarë një polic e plagosur një tjetër. Autoritetet e Shkupit kanë ndërmarrë këto veprime ndaj ish kryengritësve shqiptarë përkundër presionit ndërkombëtar për ligjin e amnestisë për ish luftëtarët e UÇK-së që nuk kanë bër krime që bien nën juridiksionin e Tribunalit të Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës. Njëherit, burime policore thonë se nja 12 maqedonas janë rrëmbyer sot nga fshati Shemshevë afër Tetovës,nga kryengritës të dyshuar shqiptarë.
XS
SM
MD
LG