Ndërlidhjet

SHKUP


Procesi i brishtë paqësor në Maqedoni ndodhet në rrezik jo aq për shkak të animoziteteve etnike se sa nga manovrimet e partive politike para zgjedhjeve të përgjithshme të caktuara për muajin janar të vitit të ardhshëm, vërejnë analistët e ecurive në ate vend të Ballkanit. Droja jonë më e madhe është bërë realitet dhe tani paqa mund të ndodhet në rrezik për shkak të fushatës parazgjedhore, ka thënë një diplomat në Shkup. Diplomatët vërejnë se rrëshqitja më e madhe në Marrveshjen e paqës ka qenë pajtimi për caktimin e zgjedhjeve si pjesë e ujdisë, duke motivuar kështu nacionalistët maqedonas që të imponojnë të gjitha llojet e pengesave procedurale ndaj procesit të paqës, që të duken sa më patriot para votuesve.
XS
SM
MD
LG