Ndërlidhjet

NJU JORK


Një aeroplan amerikan udhëtarësh, AIRBUSS A 300, me 246 udhëtarë dhe 9 anëtarë të ekipazhit është rrëzuar tek lagja Queens e Nju Jorkut pas ngritjes nga aeroporti Kennedy, në linjën për në Republikën Dominikane. Zyrtarë të administratës amerikane kanë thënë se FBI-ja beson se ka patur një shpërthim brenda aeroplanit dhe po heton nëse kjo ka qenë rezulatat i ndonjë defekti të makinës apo sabotim. Presidenti George Bush u takua me këshilltarë dhe ka kërkuar hollësi lidhur me rrëzimin e fluturakes. Pas rrëzimit të aeroplanit, u mbyllën aeroportet e Nju Jorkut dhe Newarkut.
XS
SM
MD
LG