Ndërlidhjet

SHKUP


Armata maqedonase është vënë në gjendje të lartë gadishmërie pas vrasjes së tre policëve dhe plagosjes së dy të tjerëve gjatë një konfrontimi që ka ndodhur mbrëmë afër fshatit Trebosh në rajonin e Tetovës.
Komandantë të ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të demobiliziar kanë thënë se ata nuk kanë të bëjnë fare me këtë ngjarje. Grupi që quan veten Armata Kombëtare Çlirimtare ka thënë se një njësit i saj ka qenë përzier në konfrontime. Ndërkohë diplomatë perëndimorë në Shkup kanë kritikuar si provokim fare të panevojshëm dërgimin e një numri jo-proporcional forcash policore në ato anë për sigurimin e një lokacioni ku supozohet se ndodhen kufomat e disa maqedonasve që konsiderohen të zhdukur.
XS
SM
MD
LG