Trupat izraelite kanë hyrë në fshatin Tell në Bregun Perëndimor të administruar nga palestinezët që të bastisin militantë dhe kanë vrarë në shtëpinë e tij një anëtar të grupit Hamas, thonë zyrtarë palestinezë.
Javën e kaluar, Hamasi mori përgjegjësinë për vrasjen e një ushtari izraelit afër të njëjtit fshat.
Zyrtarët izraelitë thanë dje se do te vonojnë tërheqjen e trupave nga pozicionet rreth dy qyteteve palestineze në Bregun Perëndimor për shkak të kërcënimeve se militantët planifikojnë sulme ndaj Izraelit. Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Izraelit që ti tërheqë trupat nga rajonet palestineze që i riokupoi nga muaji tetor, pas vrasjes së ministrit të kabinetit.