Ndërlidhjet

BEOGRAD


Rreth 100 trupa elite policore të Serbisë blokuan me transportues të blinduar një rrugë të Beogradit duke protestuar arrestimin e të kërkuarve nga Tribunali i Kombeve të Bashkuara për krime lufte.
Blokada e sotme ishte e treta me radhë gjatë katër ditëve të fundit nga pjestarë të njësive speciale policore. Ata thonë se protestojnë ngaqë ishin mashtruar duke bërë pastaj një akt ilegal dhe jokushtetues me arrestimin e dy vëllezërve Banoviq, serb të Bosnjës të martën e kaluar, të cilët tani gjenden në Gjykatën e Hagës.
XS
SM
MD
LG