Ndërlidhjet

SHKUP


Presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski, ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje pasi armata ishte vënë në gjendje gadishmërie kurse qindra trupa maqedonase kishin rrethuar Treboshoshin afër Tetovës pas konfrontimeve të mbrëmshme me grupe të aramtosura shqiptare që lanë tre polic të vdekur dhe dy të plagosur. Presidenti Trajkovski e ka bërë apelin pas bisedimeve në linjë telefonike me shefin e politikës së jashtme dhe sigurisë së Bashkimit Evropian, Javier Solana dhe sekretarin amerikan të shtetit, Colin Powell, kanë thënë burime pranë kabinetit të tij. Ndërkohë janë liruar të gjithë maqedonasit që ishin rrëmbyer në ato anë, kanë njoftuar buriume të NATO-s në Shkup.
XS
SM
MD
LG