Ndërlidhjet

HAGË


Kryeprokurorja e Tribunalit të Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës, Carla del Ponte ka nënshkruar një aktakuzë të re kundër ish-presidentit Jugosllav, Sllobodan Millosheviq për rolin e tij gjatë luftës në Bosnjë në vitet 1992-95, njoftoi zëdhënësja Florence Hartman. Aktakuza e tretë e finale kundër Millosheviqit, që pritet të përfshijë edhe krimin e gjenocidit, duhet të konfirmohet nga gjykatësit e Tribunalit para se të bëhet ligjërisht valide.
Anëtari mysliman i presidencës trepalëshe të Bosnjës, Beriz Belkiq, ka thënë se aktakuza zyrtarisht konfirmonë përgjegjësinë e regjimit të Millosheviqit për tre lufërat gjatë kollapsit të ish Jugosllavisë, duke iu referuar luftërave në Kroaci Bosnjë dhe Kosovë.
XS
SM
MD
LG