Ndërlidhjet

KABUL


Komandantë të opozitës afgane, Aleanca
Veriore, kanë vazhduar me depërtimet e shpejta kundër trupave talibane duke dëbuar milicinë nga Herati dhe tani ndodhen vende- vende pesë kilometra larg periferisë së Kabulit, kurse aviacioni amerikan ka bombarduar forcat talibane në ate vijë të frontit. Komandantë të opozitës paralajmëruan për sot edhe ofenzivën finale ndaj Kabulit dhe se pritnin vetëm urdhërin, përkundër vërejtjeve nga Shtetet e Bashkuara që kryeqyteti i Afganistanit të mbetet i hapur. Ndërkaq në qytetin Mazari Sharif që ra në duart e opozitës ditë më parë, raportohet për dhunë, ekzekutime dhe plaçkitje, por nuk është e qartë se kush është përgjegjës për këto veprime.
XS
SM
MD
LG