Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


I dërguari special i Kombeve të Bashkuara, Lakhdar Brahimi, ka thënë se përfaqësuesit e të gjitha fraksioneve më të mëdha të Afgansistanit do të takohen brenda ditësh që të diskutojnë zgjidhjen e mundëshme politike për vendin e tyre. Brahimi ka folur pas takimit të vendeve nga Grupi “Gjashtë plus dy”, që përfshijnë fqinjët e Afganistanit, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan ka thënë se bisedimet politike duhet të mbahen shpejt që të lidhin paqën me zhvillimet ushtarake në Afganistan.
Në deklaratën e ministrave të vendeve nga grupi “Gjashtë plus dy” thuhet se në Afganistan duhet të themelohet një administratë multi-etnike, politikisht e balancuar dhe reprezantative dhe mbështetet rroli qëndror i OKB-së në përpjekjet për krijimin e një administrate të tillë.
XS
SM
MD
LG