Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, udhëtoi nga Moska për në Uashington ku do të ketë samitin me presidentin e Shteteve të Bashkuara George Bush.
Para se të nisej Putin tha se terrorizmi po kërcënon mbarë sistemin e stabilitetit ndërkombëtar. Sipas pikëpamjeve të Rusisë, kërcënimet nga militantë specifikë janë nga më seriozet për paqën në botë, ka thënë Putin. Presidenti i Rusisë ka thënë më tej se bota duhet të kuptojë se qëllimi i terroristëve është të fusin në dorë armë për zhdukjen në masë, duke vërejtur se bio-terrorizmi tash është realitet.
XS
SM
MD
LG