Ndërlidhjet

logo-print

ROMË / ISLAMABAD


Njerëz të afërt të ish-mbretit të Afganistanit në mërgim, thonë se lajmi për hyrjen e Aleancës Veriore në Kabul ishte tërësist i papritur për ta dhe se Zahir Shah është tashmë i shqetësuar për gjendjen e civilëve. Ish-mbreti kishte kërkuar që forcat opozitare afganase të prisnin marrëveshjen për një qeveri me bazë të gjerë, para se të hynin në kryeqytet. Reagime jo entuziaste janë artikuluar në Islamabad, ku funksionarë të lartë pakistanezë, kanë paralajmëruar se asnjë grup i vetëm nuk do të jetë në gjendje të sjellë paqe në Afganistan.
XS
SM
MD
LG