Ndërlidhjet

UASHINGTON


Pas takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, në një konferencë të përbashkët për shtyp, tha se Amerika dhe Rusia po i transformonin gradualisht raportet mes tyre, në marrëdhënie bashkëpunimi dhe besimi. Presidenti Bush njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të reduktonin mbushjet bërthamore në shifrën 1700 - 2200, kur aktualisht disponojnë rreth 6000 të tilla. Vladimir Putin, nga ana e tij, tha se diskutimet me presidentin Bush në Shtëpinë e Bardhë, ishin të dobishme e pozitive dhe theksoi se Moska po kërkon një partneritet të ri me Uashingtonin. Lidhur me çëshjen e mbrojtjes raketore, Putin tha se pozicioni i Rusisë mbetet i pandryshueshëm dhe bisedime të mëtejshme janë të nevojshme.
XS
SM
MD
LG