Ndërlidhjet

KABUL


Gjendja e kaosit politik ka mbretëruar sot në Afganistan, pas lajmeve për hyrjen e forcave të opozitës Aleanca Veriore, në kryeqytetin Kabul si dhe avancimin në qytete të tjera në veri dhe jug të vendit. Talibanët mësohet t’i kenë lëshuar bastionet pothuaj pa rezistencë, ndërsa nuk dihet fati i liderit shpirtëror të tyre, Mullah Omar. Televizoni shtetëror pakistanez njofton se të gjitha ndërtesat qeveritare, përfshirë agjensitë e lajmeve, ambasadat dhe pallatin presidencial në kryeqytet, janë në duart e anti-talibanëve.
XS
SM
MD
LG