Ndërlidhjet

SHKUP


Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Stojan Andov paralajmëroi se të enjten do të vazhdojë sesioni për kalimin e amandamenteve kushtetuese, pjesës kyçe të Planit të paqës, që përmirëson statusin dhe të drejtat e shqiptarëve, kurse deri nga e shtuna ato mund të miratohen.
Nga Shkupi njoftohet se forcat policore maqedonase janë urdhëruar që të largohen nga ato fshatra të Tetovës ku u dërguan gjatë fundjavës, që revoltoi banorët dhe ri-inicoi konfrontime që lanë tre policë të vdekur.
“Disa policë u tërhoqën dje, po punojmë për tërheqjen e të tjerëve sot dhe kemi marrë premtimin nga maqedonasit se nuk do të ketë më provokime”, ka thënë i deleguari special i Bashkimit Evropian, Alain Le Roy.
XS
SM
MD
LG