Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit i OKB-së po bën konsultime mbi një rezolutë që fton afganët që të marrin pjesë në përpjekjet e udhëhequra nga OKB-ja për sigurimin e një qeverie kalimtare për zëvendësimin e talibanëve.
Antarët e Këshillit po diskutojnë projekt rezolutën e Britanisë dhe Francës që afirmon rolin qëndror të Kombeve të Bashkuara në sponzorimin e procesit politik me grupet përfaqësuese të liderëve afganë.
Kombet e Bashkuara shpresojnë të ndihmojnë për mbajtjen e një konference të grupeve afgane, sa më parë që të jetë e mundur, që të sigurojnë tranzicionin paqësor të pushtetit pas kollapsit të talibanëve.
Projekt rezoluta nuk autorizon ndonjë forcë ndërkombëtare për sigurinë në ate vend, por inkurajon vendet anëtare që të mbështesin përpjekjet për vendosjen e sigurisë në rajonet e Afganistanit që nuk janë më nën kontrollin e talibanëve.
XS
SM
MD
LG