Ndërlidhjet

XHAKARTË/LONDËR


Indonezia është e gatshme që të kontribuojë me trupa për forcën e mundshme paqëruajtëse në Afganistan, nëse do të kërkonin Kombet e Bashkuara, thotë ministria e Jashtme e atij vendi me popullësi më të madhe myslimane në botë.
Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powel tha dje se sheh nevojë imediate për dërgimin e një ” koalicioni të vullnetmirëve” të udhëhequr nga ushtarë vendesh myslimane, që të sigurojnë qytetet afgane që u liruan nga talibanët.
Ndërkaq, kryeministri Tony Blair tha në parlament se disa mijëra trupa britanike janë të gatshme që të hyjnë në Afgansitan dhe të ruajnë rrugët e dërgimit të ndihmës humanitare, të sigurojnë aeroportet dhe këthimin e sigurtë të anëtarëve të agjencive humanitare. Disa trupa mund të shfrytëzohen edhe për operacione ofenzive në linjat e frontit, ka thënë Tony Blair.
XS
SM
MD
LG