Ndërlidhjet

TIRANË


Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pandeli Majko, do të vizitojë sot selinë e NATO-s në Bruksel, ku do të
takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut Verior, lordin George Robertson si dhe me Komandantin Suprem të NATO-s, Joseph Ralston, - bëri të ditur zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes. Gjatë vizitës zyrtare njëditore, ministri shqiptar i Mbrojtjes, do të bisedojë për hapat që po ndërmarrin forcat e armatosura te Shqipërisë, në kuadër të zbatimit të planit të veprimit për anëtarësim në NATO.
Gjithashtu, Pandeli Majko do të bëjë prezente angazhimet e Shqipërisë, përkrah vendeve të Aleancës në luftën kundër terrorizmit, - bën të ditur i njëjti burim.
XS
SM
MD
LG