Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 17 nëntorit, - ka deklaruar zëdhënësi i Stejt Departamentit amerikan, Ricard Baucër. Në komunikatë thuhet se duke shfrytëzuar të drejtën dhe obligimin që të votojnë më 17 nëntor, serbët dhe pakicat e tjera do t’i sigurojnë vetes rol të rëndësishëm dhe me ndikim në farkëtimin e ardhmërisë së Kosovës. Duke i vlerësuar zgjedhjet e së shtunës me rëndësi historike, Shtetet e Bashkuara porosisin të gjithë votuesit e Kosovës, që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre legjitime.
XS
SM
MD
LG